RRËFIMI/ Sulmohet te dera e shtëpisë ish-kreu i SHIK-ut

RRËFIMI/ Sulmohet te dera e shtëpisë ish-kreu i SHIK-ut

145
0
Shares

Ish kreu i SHIK-ut në Berat Artan Dauti, është sulmuar nga disa persona të maskuar mbrëmjen e sotme në qytetin e gurtë.
Dauti kishte 3 ditë që kishe ardhur në Shqipëri pasi jeton me familjen prej vitesh në Itali. Mësohet se 48-vjeçari Dauti është qëlluar sapo ka dalë nga automjeti i tij, ndërsa është transportuar në spital.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, ndërsa është vendosur në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me shpejtësi.

Dëshmia e ish-kreut të SHIK për Policinë: Më qëlluan sapo zbrita nga makina
Zbardhet dëshmia që ka dhënë për policinë, ish-shefi i SHIK-ut në Berat, Artan Dauti pas dhunës që pësoi mbrëmjen e sotme.
Artan Dauti sapo dilte nga makina që e kishte parkuar poshtë banesës së tij, kur dy persona e kanë qëlluar me mjete të forta.
“Më goditën sapo zbrita nga makina, dyshoj që ishin dy persona”, ka thënë ai në dëshminë e parë për policinë nga shtrati i spitalit ku ndodhet pas sulmit fizik.
Dauti ka shërbyer si shef i SHIK-ut në Berat në vitet 1993 – 1996, ndërsa prej vitesh jetonte në Itali bashkë me familjen. Prej tre ditësh ai ishte kthyer në vendlindje, ndërsa janë ende të paqarta shkaqet e këtij sulmi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY