Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO & DETAJE/ Dalin pamjet e ndjekjes në det të bllokimit të tre skafistëve vlonjate dhe mbi 7 kuintalëve kanabis

02/10/2017
VIDEO & DETAJE/ Dalin pamjet e ndjekjes në det të bllokimit të tre skafistëve vlonjate dhe mbi 7 kuintalëve kanabis
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sot u sekuestruan më shumë se 7 kuintalë drogë nga Guardia di Finanzia italiane. Droga e bllokuar në brigjet e Otrantos, sipas medieve italiane, do të gjeneronte të paktën 7 milionë euro nëse do të hidhej në treg.

Ndjekja në det
Megjithatë, pavarësisht se policia shqiptare vendos këtë kufi informacioni, detaje të reja mësohen nga raportimet që vijnë nga përtej detit.
Skafistët e arrestuar janë të tre nga Vlora, raportojnë mediat italiane. Gomonen me në bord tre skafistët shqiptarë e pikasën radarët që përdoren nga Guardia di Finanzia. Më pas, mjetet detare të GF-së, të angazhuara edhe në operacionin “Triton 2017” të Agjencisë Frontex, u nisën drejt objektivit.
Pasi pikasën mjetet lundruese të GF-së, trafikantët u përpoqën të largoheshin. Ata shtuan shpejtësinë e gomones dhe një pjesë të ngarkesës së drogës e hodhën në det. Ndjekja që nuk zgjati shumë, pak kilometra larg Otrantos, me efektivët e GF-që që arritën gomonen e trafikantëve.
Mjeti i përdorur për trafik, një gomone prej 8 metrash me dy motorë të fuqishëm, u sekuestrua, ndërsa tre trafikant u arrestuan.
Sasia e totale e drogës që u gjet në gomone dhe asaj që u gjet në det (e hedhur nga tre shqiptarët) ishte në total 712 kg.

Njoftimi i Policisë shqiptare

Sasia e drogës së sekuestruar ishte plotë 712 kg, ndërsa në pranga janë vënë 3 skafistët, të tre shqiptarë.
Ka qenë Policia Kufitare Greke e cila ka njoftuar Policinë e Shtetit për një gomone që dyshohej se po trafikonte lëndë narkotike nga Greqia për në Itali. Policia e Kufirit në Vlorë ka shkëmbyer informacion me kolegët e Policisë Italiane, Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë si dhe me Zyrën Ndërlidhëse të Policisë së Shtetit në Itali në një komunikim të vazhdueshëm me Guardia di Finanza në Bari dhe Puglia.
Guardia di Finanza e Puglias ka bërë të mundur që në orët e para të mëngjesit, në afërsi të Otrantos të ndalojë mjetin lundrues tip gomone me tre shtetas shqiptarë në bord konkretisht:
L. B., 38 vjeç, H. M., 23 vjeç dhe Xh. H., 24 vjeç.
Guardia di Finanza e Puglias ka gjetur e sekuestruar në bordin e gomones 712 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Nga veprimet paraprake dyshohet se gomonen e ka çuar në Greqi një qytetar italian me qëllim trafiku të lëndëve narkotike nga Greqia për Itali me skafistë nga Shqipëria.
Detaje të tjera nuk mund të jepen për shkak të sekretit hetimor, përfundon njoftimi i Policisë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Qeni biblik dhe shanset tona për një anëtarësimi të plotë në BE 

04/03/2026
FAKT & FAKE/ Cili është lajmi, ai që ndodh në titull, apo ai që ndodh në fund të tekstit të kronikës

Arrestohet në Dibër i kërkuari ndërkombëtar Klodian Llomi, plagoset një efektiv i “Shqiponjave”

04/03/2026
Flet Violeta Geca, gruaja që goditi Erion Velinë

Rrahjet në IKMT dhe bashkinë e Tiranës, një i shpallur në kërkim dhe një i arrestuar

04/03/2026
Iran International: Mojtaba Khamenei zgjidhet si pasues i mundshëm i Liderit Suprem

Iran International: Mojtaba Khamenei zgjidhet si pasues i mundshëm i Liderit Suprem

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Qeni biblik dhe shanset tona për një anëtarësimi të plotë në BE 

04/03/2026
FAKT & FAKE/ Cili është lajmi, ai që ndodh në titull, apo ai që ndodh në fund të tekstit të kronikës

Arrestohet në Dibër i kërkuari ndërkombëtar Klodian Llomi, plagoset një efektiv i “Shqiponjave”

04/03/2026
Flet Violeta Geca, gruaja që goditi Erion Velinë

Rrahjet në IKMT dhe bashkinë e Tiranës, një i shpallur në kërkim dhe një i arrestuar

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.