KLD përcakton hapat për vlerësimin kalimtar të gjyqtarëve

KLD përcakton hapat për vlerësimin kalimtar të gjyqtarëve

81
0
Shares

Nën drejtimin e presidentit Ilir Meta, Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi sot mbledhjen plenare, e cila nisi me njohjen e anëtarëve mbi takimet dhe hapat e ndërmarra nga grupi i punës, që KLD ngriti mbledhjen e kaluar me qëllim rakordimin dhe miratimin e akteve të përbashkëta me institucionet e ngarkuara nga ligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve.
Grupi i punës informoi anëtarët e Këshillit se gjatë takimeve me institucionet përkatëse është rënë dakord të përcaktohen rregullat e detajuara për shortin, ndërsa në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit do të procedohet për përfundimin e tyre, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me partnerët ndërkombëtarë të reformës.
Këshilli vijoi me shqyrtimin e projekt-akteve përfundimtare të vlerësimit, të përgatitura nga kryetari i Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, miratoi aktet e vlerësimit për disa gjyqtarë dhe vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore në gjykata të tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY