AXHENDA/ PS mbledh të shtunën sërish Asamblenë e saj Kombëtare

AXHENDA/ PS mbledh të shtunën sërish Asamblenë e saj Kombëtare

73
0
Shares

Secili nga ministrat e qeverisë Rama do të prezantojë objektivat e 100 ditëve të para, gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS që do të mblidhet ditën e shtunë në date 7 Tetor.
Sipas axhendës së kësaj mbledhjeje të Asamblesë së PS, mësohet se veç prezantimit nga anëtarët në kabinetin qeveritar, një hapësirë do t’i lihet Saimir Tahirit për prezantimin e konceptit dhe planin për bashkëqeverisjen me qytetarët, një nismë e re e kësaj qeverie e njoftuar nga kryeministri Rama në fillim të këtij mandatit të dytë.
Një pikë e rendit të ditës të Asamblesë së PS është dhe organizimi i zgjedhjeve brenda partisë, për të cilën pritet të flasë Bashkim Fino.
Në mbyllje fjala kryesore i takon Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY