Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm të një shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të Hektor Kosturi 31 vjeç, banues në Durrës.
Kosturi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Parmës, Itali me Vendimin Nr. 6631/13 R. G. N. R 4497/13 R. G. G. I. P. datë, 25. 10. 2014 ka vendosur masën e sigurisë” Arrest me burg” për veprën penale” Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim transportimin dhe shitjen e lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 110 dhe 80 të Kodit Penal Italian.
Hektor Kosturi, më datë 17. 01. 2014, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë dyshohet se ka organizuar transportin e rreth 60 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë me qëllim shitjen e saj në Parma/Itali.
Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vjet burg.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/