SKANDAL/ Mimi Kodheli ndihmoi me sukses trafiqet dhe trafikantet me radarët e...

SKANDAL/ Mimi Kodheli ndihmoi me sukses trafiqet dhe trafikantet me radarët e saj!

497
0
Shares

Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ndihmoi me sukses trafiqet dhe trafikantet me radarët e saj!
Denoncimin e bëjnë ushtarakët e lartë, nëpërmjet një raporti zyrtar të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, në lidhje me radarët detar.
Ky raport është dërguar nga oficerët e grupit të punës gjeneralit të forcave detare Ylber Dogjani.
Në raport liston të detajuara të gjitha mosfunksionalitet dhe parregullsitë që vërehen në pajisjet teknike.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha në “Facebook

Ja se si ndrikull Kodheli ndihmoi me sukses trafiqet dhe trafikantet me radarët e saj!

Ketu me poshte keni nje raport zyrtar per radaret, te derguar nga oficeret e grupit te punes, gjeneralit te forcave detare Ylber Dogjani dhe injorimi total i raportit nga ndrikull Kodheli. sb

“Ja nje nga informacionet periodike qe i shkonin Komandantit te Forcave Detare Ylber Dogjanit nga grupet e punes se FD ne lidhje me mos funksionimin e sistemit te radareve, por sigurisht qe Oficeri i Logjistikes ne krye te Forcave Detare kishte ardhur me mision te dedikuar nga cifti Kodheli-Kraja, vetem e vetem per te mbuluar kete afere korruptive duke mos mare asnje mase per radaret (sepse per specialist ne fushen e veprimtarise detare thone qe sdi as not).

Me posht nje nga raportet qe grupet e punes i dergonin Dogjanit, por ky i fundit dhe firma fituese s’mernin asnje mase sepse kishin “mision” tjeter:

Lënda: Raport mbi kontrollin e shërbimeve/riparimeve në SIVHD të kryera nga Shoqëria “Idea- Tel” sh.p.k. Tiranë, për muajin Janar 2016.

Drejtuar: Gjeneral Brigade Ylber DOGJANI, Komandant i Forcës Detare – KETU

I nderuar Zoti Gjeneral,
– Komisioni për zbatimin e Kontratës me Nr. 233/3, datë 11.08.2015 me objekt “Shërbimi i Mirëmbajtjes Tekniko-Operacionale të Sistemit të Integruar të Hapësirës Detare (SIVHD) për një periudhë tre vjeçare”, i ngritur me Urdhrin e Komandantit të Forcës Detare Nr.2 74, datë 24/08/2015, i ndryshuar.

– Nga data 20 – 22.01.2016 realizoi kontrollin e shërbimeve/riparimeve në SIVHD të kryera nga Shoqëria “Idea – Tel” sh.p.k. Tiranë, gjatë muajit Janar 2016.

– Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se nga shoqëria “Idea Tel” sh.p.k. Tiranë, nga data 01 – 22.01.2016 nuk ishin kryer kontrolle/shërbime në SITE-et e PRT-11 Ksamil, PRT-VQ Sarandë, PRT-13 Portopalermo, QO Pashaliman dhe PRT-19 Gur Lushnje.

– Sipas Aneksit Nr. 2 të Kontratës, Neni 1 Paragrafi I “Shërbimet e Mirëmbajtjes Parandaluese”, Pika B “Inspektimi mujor dhe eliminim i problematikave të konstatuara”, firma ka për detyrim të inspektojë në çdo vend- instalim “site”, pajisjet sipas moduleve të SIVHD.

– Anëtarët e komisionit të zbatimit të kontratës pasi verifikuan/kontrolluan gatishmërinë e pajisjeve të SIVHD-së konstatuan edhe këto problematika:

– PRT- VQ Sarandë:
1. UPS i kompiuterit të postoperatorit ka probleme me bateritë,
2. Mikrofoni i radios IP 1616 ndodhet jashtë gatishmërie,
3. Kondicionieri i sallës së postoperatorit nuk kalon në ngrohje, ka nevojë për shërbime,
4. MG i paisjeve të sallës nuk ndizet auto, por manualisht,
5. Dritat e sinjalizimit të kullës nuk ndizen.

– PRT-11 Ksamil:
1. MG 2 gjatë punës fiket, u kontrollua dhe ka të nevojshme ndërrimin e filtrave dhe vajit,
2. MG1 ndizet në mënyrë manuale, ka probleme me karikuesin e baterisë, duhet ndërruar.

– PRT-13 Portopalermo:
1. MG i dërguar nga Durrësi nuk është montuar dhe të vendoset në gatishmëri pune,
2. MG1 nuk ndizet auto, por manualisht,
3. Më datë 24.12.2015 në MG 1 është ndërruar skeda elektronike PCC Control me 771 orë/pune dhe është instaluar skeda elektronike me 4561 orë/pune, e cila është marrë nga MG e hequr të PRT-17 Ishull Sazan,
4. Voltmetri tek paneli i ATS nuk punon,
5. Dritat e sinjalizimit të kullës nuk ndizen.

– Salla Operacionale Pashaliman Vlorë:
1. Paisjet e njërit prej postoperatori nuk punojnë,
2. Dy radiot IP 1616 nuk janë gatishmëri pune,
3. Njëri prej telefonave Cisco ndodhet jashtë gatishmërie,
4. Rrjeti i ndricimit në sallë ka nevojë për riparim.

– PRT-14 Maja e Thanasit Llogara:
1. Paneli i ATS ne shelter ka nevoje per riparime/zëvendësime te disa prej automateve pasi janë dëmtuar nga shkarkesat elektrike,
2. Ventilatori i shelterit duhet vendosur në gatishmëri.

– PRT-19 Gur Lushnje:
1. MG1 ndodhet jashtë gatishmërie, duhet vendosur karta e kontrollit dhe dinamo,
2. Dritat e sinjalizimit të kullës nuk ndizen.

– Qendra Operacionale Durrës (QNOD):
1. Radio konsole IP 1616 (tavolina III), është marrë për riparim nga firma dhe nuk është instaluar radio tjetër,
2. Radio konsole IP 1616 (tavolina I), ka probleme në marrje,
3. Vija e kufirit në hartën e paraqitur në softin e ri të radarit PRT-14 dhe PRT-20, nuk është instaluar/konfiguruar.

Pjesët dhe paisjet rezervë më të domosdoshme të parashikuara në kontratë sipas paragrafit V (76 shtatëdhjetë e gjashtë artikuj), të cilat janë një kusht për të siguruar një ndërhyrje të shpejtë për riparimin e sistemit brenda kërkesave operacionale, nuk janë në gjendje në një makazinë të rakorduar midis dy palëve. Për këtë problem kemi bërë me dije edhe përfaqësuesit e shoqërië ”Idea Tel”, por nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.

Përsa i përket ndërtimit të sistemit Back-up të Softit të Menaxhimit të Trafikut Detar, Ju bëjmë me dije se:
– Implementimi i sistemit back-up duhej të ishte realizuar nga shoqëria ”Idea Tel”, brenda 120 ditëve kalendarike nga hyrja në fuqi e kontratës dhe e instaluar në të gjitha SITE-et e SIVHD-së ,sipas paragrafit (Implementimi i Sistemit).
– Aktualisht është instaluar sistemi back-up vetëm në SITE-et: PRT-14 Llogara, PRT-20 Durrës, Qendra e Serverave Plepa Durrës, QO Durrës dhe QBO MM.
– Gjithashtu specialistët e shoqërisë ”Idea Tel” sh.p.k. Tiranë kanë instaluar në cdo SITE të SIVHD-së kamera vëzhgimi për ruajtjen e shelterave dhe paisjeve të SIVHD-së gjë e cila nuk është parashikuar në kontratën e shërbimit. Kërkojmë nga firma që serveri i këtyre kamerave të instalohet në QVD Plepa Durrës dhe të monitorohet nga QO Durrës. (Qe do te thote qe firma kontrollonte aktivitetin e personelit ushtarak neper PRT se mos ngaterronin “misionin e mare persiper prej tyre”)
– Mbi këto probleme të konstatuara gjatë këtij muaji në SIVHD, i është dërguar e-mail në adresën zyrtare shoqërisë ”Idea Tel” sh.p.k. Tiranë, për marrjen e masave dhe eleminimin sa më shpejtë të difekteve të konstatuara, në të kundërt do të procedohet me penalitete sipas Neneve të Kontratës së Shërbimit.

Për sa më sipër, me qëllim ndjekjen dhe monitorimin më të mirë të punës së sistemit propozojmë:
– Të njoftohet Shoqëria ”Idea Tel” sh.p.k. Tiranë lidhur me problemet e konstatuara dhe t’i lihet afat riparimi i tyre brenda datës 02.02.2016.
– Në muajt në vazhdim kontrolli i gatishmërisë së sistemit SIVHD të bëhet nga Komisioni në prezencë dhe të specialistëve të Shoqërisë ”Idea Tel” sh.p.k. Tiranë.
– Rikontrolli i gatishmërisë së sistemit SIVHD do të kryhet nga data 03 – 05.02.2016.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY