Goditet baza e heroinës në Itali, një shqiptar në pranga

Goditet baza e heroinës në Itali, një shqiptar në pranga

326
0
Shares

Një shqiptar ka rënë në prangat e autoriteteve italiane. Ngjarja ndodhi në Brembate, Como gjatë një operacioni policor. Ai kishte ndërtuar një laborator të vërtetë droge në apartamentin e tij.  Autoritetet sekuestruan në apartament 32 kg heroinë të ndarë në 63 pako, dy pistoleta, njëra prej tyre me selenciator, 108 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe 40 kilogramë substancë që përdorej për prerjen e drogës. Gjithashtu u bllokuan dhe pajisje të tjera që shqiptari i kishte përdorur gjatë përpunimit të drogës: peshore, mikser, syze për të mbrojtur sytë, maskë kundër pluhurit, dhe shtytës për të ngjeshur lëndën narkotike. Mësohet se i arrestuari ka pasur edhe në të kaluarën probleme me drejtësinë për mbajtje të armës pa leje dhe vjedhje. Për arsye hetimi nuk bëhet ende i ditur emri i shqiptarit. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY