Pas 17 vitesh dhunë, dënohet burri i pamëshirshëm ndaj gruas dhe vajzës...

Pas 17 vitesh dhunë, dënohet burri i pamëshirshëm ndaj gruas dhe vajzës së mitur

247
0
Shares

Një burrë është dënuar nga Gjykata për dhunë ndaj familjes. Ai akuzohet se ka rrahur vazjdimisht të shoqen dhe vajzën e tij të mitir. Është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës. Bëhet fjalë për Kujtim G., i cili u dënua me 3 vjet burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Vendimi për burgosjen e tij u dha më 26 shtator të këtij viti. Kujtim G. është me profesion punëtor ndërtimi dhe sipas dëshmisë së gruas dhe njërës prej vajzave të dhunuara, ai vinte i dehur në shtëpi dhe paratë që fitonte me mund, i linte në kazino. Vajza ka shokuar gjyqtarët në sallën e gjyqit me rrëfimet e tyre për dhunën që përjetonin thuajse çdo ditë nga i dënuari Kujtim G.. Ajo, madje ka treguar se e ka duruar bashkëshortin prej 17 vjetësh, me shpresën se ai do të ndryshonte dhe se e kishte bërë këtë për hir të fëmijëve të saj. Ajo ka treguar se si bashkëshorti i saj vuante që prej 17 vjetësh nga depresioni dhe se e dhunonte kur ajo i kërkonte që të merrte medikamentet. 

DËSHMIA E GRUAS

Bashkëshortja e të pandehurit, S.G., ka dëshmuar para Gjykatës dhunën e të shoqit të saj. Ajo ka treguar për episodet e dhunës, të cilat më së shumti janë bërë të padurueshme në mars të këtij viti. Bashkëshortja tregon se si i shoqi i kërkonte llogari se pse nuk i kishte bërë punët e shtëpisë, apo pse vonohej kur vinte nga puna në shtëpi. Më poshtë, dëshmia e plotë e gruas. “Jam martuar me shtetasin Kujtim G. para 17 vitesh. Me të kam pesë fëmijë.

Më datën 13.03.2017, rreth orës 17:00, kur kam shkuar në banesë, e kam gjetur Kujtimin në shtëpi duke qëndruar. Sapo kam hyrë brenda, ai ka filluar duke më bërtitur se pse nuk i kisha bërë punët e shtëpisë dhe unë i kam thënë se kam ikur herët në punë dhe kam lënë fëmijët aty dhe shtëpinë e kam lënë në rregull. Në orën 18:00, në kohën që po hanim darkën, Kujtimi është ngritur nga tavolina e bukës dhe ka marrë thikën. Ai ia ka drejtuar vajzës, duke ia vendosur në trup dhe në moment kam ndërhyrë unë, duke ia hequr thikën nga dora.

Më pas, ai ka filluar duke na thënë: Ligjin e bëj unë në shtëpi, dhe si them unë, do bëni ju! Më datën 15.03.2017, rreth orës 06:10, kam dalë nga banesa për të shkuar në punë, ku kam vazhduar punën deri rreth orës 16:30, dhe më pas jam nisur për të shkuar në banesë. Rreth orës 17:10, kam arritur në shtëpi ku ishin fëmijët e mi që po më prisnin.Ai përsëri më ka kërkuar llogari pse isha vonuar dhe më ka dhunuar në sytë e tyre”, ka thënë bashkëshortja S.G. Më tej ajo ka vijuar e prekur nga sa ka ndodhur në familjen e saj.

“Bashkëshorti më ka dhunuar nga ana psikologjike dhe fizike në mënyrë të vazhdueshme që në fillimet e para të martesës sonë. Por unë e kam duruar një gjë të tillë, gjithnjë duke shpresuar se një ditë do të hiqte dorë nga një veprim i tillë, si edhe për hir të fëmijëve tanë.

Ai punon në ndërtim dhe kur merr rrogën nuk e sjell në shtëpi, por e harxhon atë duke luajtur bixhoz në lojëra fati. Gjithashtu, ai vjen i dehur. Një ditë, në mes të fëmijëve, pa asnjë arsye, bashkëshorti filloi të më dhunojë fizikisht duke më gjuajtur me grushte në kokë dhe në trup, duke më goditur me grusht në fytyrë dhe duke më kapur për flokësh e tërhequr zvarrë…

Dua të shtoj se bashkëshorti im, Kujtimi, që kur jemi martuar dhe deri tani, është sëmurë. Ai vuan nga një sëmundje depresive, për të cilën është
nën mjekim. Por mjekimin nuk e merr vazhdimisht dhe në çdo kohe. Për çdo gjë që unë i them, ai menjëherë fillon të më dhunoje fizikisht duke më gjuajtur me grusht në çdo pjesë të trupit dhe me çfarë të ketë në dorë. Ai bëhet akoma më agresiv kur unë i kërkoj të pijë ilaçet”, përmbyll bashkëshortja S.G. rrëfimin.

DËSHMIA E VAJZËS

Veç gruas, për rastin e dhunës ka dëshmuar edhe një nga vajzat e Kujtimit. Deklarimet ajo i ka dhënë në Polici dhe jo në Gjykatë, në prani edhe të psikologes. Vajza ka treguar një rast kur e ëma është dhunuar nga babai në sytë e saj, vetëm se ishte vonuar 20 minuta nga puna. Ajo, gjatë rrëfimit, ka qenë mjaft e tronditur nga dhuna, pasi ka qenë dëshmitare thuajse në të gjitha rastet. Dëshmia e vajzës është si vijon. “Jam vajza e shtetasit Kujtim G. Banoj me babin, mamanë, tre motrat dhe vëllanë.

Më datë 15.03.2017, rreth orës 16:45, ka ardhur në shtëpi babai im duke më pyetur si e kalova ditën në shkollë dhe me ka pyetur pse nuk ka ardhur akoma mami nga puna. Unë, më pas, kam shërbyer drekën dhe ai është ulur në tavolinë duke ngrënë. Rreth orës 17:20, në banesë ka ardhur mami dhe babi e ka pyetur pse ishte vonuar kaq shumë në punë. Mami i ka thënë se në orën 16:30 kishte lënë punën e më pas ishte nisur për në shtëpi.

Pas kësaj, ai ka nisur të bërtasë dhe ta godasë mamanë në pjesë të ndryshme të trupit”, ka rrëfyer vajza në gjendje të rëndë psikologjike. SHENJAT E DHUNËS Për rastin në fjalë, është kryer edhe një këqyrje fizike e bashkëshortes së të pandehurit Kujtim G. Në bazë të kësaj ekspertize, e cila u administrua si provë në gjykatë, ka rezultuar se viktima ka pasur dëmtime fizike në faqen e djathtë.

Te vetulla është vërejtur një enjte e lehtë me ngjyrë mavi dhe në afërs itë qafës, ku viktima ka cilësuar se ishte si rezultat i dhunës të ushtruar nga i pandehuri, Kujtim G. Me vendimin e datës 15.03.2017, Policia Gjyqësore ka vendosur kryerjen e ekspertimit mjekoligjor për shtetasen S.G. Ajo është paraqitur në Institutin e Mjekësisë Ligjore, pas rreth tetë ditësh për të kryer aktin e ekspertimit. Me dëshminë mjeko-ligjore Nr 281, datë 22.03.2017, rezulton se viktima ka referuar para mjekut ligjor se është goditur para disa ditësh nga bashkëshorti i saj në regjionin e kokës, dhe se aktualisht nuk ka ankesa.

BURRI THYEN HESHTJEN

Pas arrestimit nga Policia, shtetasi Kujtim G. nuk ka preferuar të japë shpjegime për ngjarjen. Ai ka thënë se do të shprehej në një moment të dytë. Mirëpo, në Gjykatë, Kujtim G. ka shprehur pendesë të thellë, madje duke iu lutur edhe trupës gjykuese që të ketë mëshirë për të dhe të mos japë një dënim të rëndë. “Jam shumë i penduar, kërkoj mëshirë!”, mësohet të ketë thënë ai para trupës gjykuese. Kjo u mor në konsideratë nga Gjykata kur dha vendimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY