DETAJE/ Atentati nr. 2 në Vlorë, Policia “bën detyrën” – Raporton për...

DETAJE/ Atentati nr. 2 në Vlorë, Policia “bën detyrën” – Raporton për të plagosurin, për autorin “nuk ia ka haberin”

149
0
Shares

Policia e Vlorës, në të dytën ngjarje të rëndë kriminale, për ditën e sotme, mjaftohet sërish për të dhënë “detaje” për të plagosurin, ndërsa, për autorin edhe për këtë ngjarje “nuk ia ka haberin.
Sipas Policisë Vendore plagosja e dytë ka ndodhur sonte rreth orës 18:40, në fshatin Vranisht, Himarë ku ka mbetur i plagosur Roland Shkurti, rreth 40 vjeç, banues në fshatin Vranisht.
I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe po transportohet në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i plotë i Policisë së Vlorës
Më datë 01. 10. 2017, rreth orës 18:40, Salla Operative e Himarës është njoftuar nga një telefonate se në fshatin Vranisht, Himarë një shtetas është plagosur me armë zjarri.
Shtetasi është R. Sh., rreth 40 vjeç, banues në fshatin Vranisht.
Shtetasi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën dhe po transportohet në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nga policia po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY