Ngjarja ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas. I dënuari është taksisti i identifikuar me inicialet F. K., banues në Rinas.
Ngjarja ka ndodhur më 26 qershor të këtij viti. Taksisti F. K., atë ditë ka qenë duke punuar pranë aeroportit si zakonisht. Ai është vërejtur nga dy oficerë policie duke bezdisur udhëtarët. Sipas dëshmive të policëve, F. K., u kërkonte udhëtarëve që kishin mbërritur në Rinas që të zgjidhnin atë dhe mjetin e tij si taksi për të shkuar në destinacionet ku dëshironin.
Edhe pse policët i kërkuan të largohet nga aty, F. K., ka kundërshtuar urdhrin e tyre dhe madje u ka thënë që të largohen ata nga aty. Në sallën e gjyqit kur jepej vendimi, taksisti ka kërkuar një dënim sa më të butë, duke u shprehur se ishte thellësisht i penduar për veprimet e tij. Në këtë mënyrë, gjykata vendosi që ta reduktojë gjobën e vendosur, nga 500 mijë lekë në 330 mijë lekë.
Ngjarja
Në datë 26. 06. 2017 punonjësit e policisë kanë depozituar një kallëzim penal ndaj shtetasit F. K., duke shpjeguar se kane qenë planëzuar si patrullë në sektorin përpara
terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Rreth orës 16:25, dy policët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, kanë konstatuar se taksisti u kërkonte me ngulm udhëtarëve që kishin mbërritur në aeroport ta merrnin atë si taksi. Ngulmimet kanë qenë aq të forta deri në bezdisje të udhëtarëve. Punonjësit e policisë e kanë urdhëruar të pandehurin që të largohej dhe të mos i bezdiste më udhëtarët, mirëpo ai ka kundërshtuar duke iu përgjigjur: “Nuk keni shans të vini në Rinas, pasi jam banor i zonës”.
Pas kësaj ngjarjeje, punonjësit e Policisë e kanë urdhëruar shtetasin F. K., që të shkonte me ta në Komisariat, por ai ka vazhduar sërish me kundërshtime: “Po më shoqëruat në Polici nuk do të shkelni më në Rinas”.
Më pas, policët e kanë shoqëruar me forcë në polici.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/