100 VJET BURG – FOTO/ Itali, Dënohen gangsterët shqiptarë

100 VJET BURG – FOTO/ Itali, Dënohen gangsterët shqiptarë

574
0
Shares

Një hetim i policisë italiane çoi më 16 shtator 2016, në arrestimin e 16 personave, kryesisht me kombësi shqiptare dhe tuniziane, të cilët kontrollonin tregun e drogës në lagjen “Cristo Re”, Trento (Itali).
Organizatës iu sekuestrua rreth 4 kg lëndë narkotike (1.7 kokainë, 2.2 heroinë) dhe janë regjistruar rreth 1.000 episode shpërndarje droge në doza të vogla: Rreth 1.5 kg heroinë e kokainë me një vlerë tregu rreth 800.000 euro. Gjithashtu, bandës iu sekuestruan edhe 10.000 euro.
Në krye qëndronin shqiptarët, të cilët përdornin si shpërndarës droge në rrugë tunizianët. Vetë shqiptarët e bandës, ishin thuajse të gjithë të martuar dhe me fëmijë.
Tashmë është dhënë edhe dënimi. Për 16 anëtarët e bandës është dhënë rreth 100 vite burgim, në total, raportojnë sot mediat lokale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY