Dy personalitete të politikës së jashtme të SHBA-së janë emëruar ditën e sotme si përfaqësues për Europën dhe Euro Azinë.
Siç edhe kanë bërë të ditur burime diplomatike Wess Mitchell është emëruar si Asistent Sekretar i Shtetit për Europën dhe Euroazinë. Mitchell ka zëvendësuar në këtë post, Victoria Neuland, e njohur në Shqipëri për arritjen e konsensusit për Reformën në Drejtësi.
Një tjetër lëvizje e rëndësishme e administratës së re Trump është edhe emri i personalitetit që do të zëvendësojë Hoyt Brian Yee i njohur edhe si ‘buldozeri’, njeriut që ndërmjetësoi marrëveshjen mes Ramës dhe Bashës në maj të këtij viti.
Në vend të Yee është emëruar Jonathan Moore i cili do të mbajë postin e zëvendësasistent i Sekretarit të Shtetit për Europën.
Moore së fundmi ka mbajtur detyrën e ambasadorit të OSBE-së në Bosnje Hercegovinë.
Burimet diplomatike kanë shpjeguar se bëhet fjalë për dy personalitet në fushën e marrëdhënieve me jashtë, pasi të dy kanë shërbyer prej vitesh në rajonin e Europës dhe i njohin problematikat e tij dhe të Ballkanit, ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Gjithashtu ata njihen si mbështetës dhe miq të mirë e të vërtetë të Shqipërisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/