EMRAT/ Atentati në Vlorë, ja kush janë dy të plagosurit

EMRAT/ Atentati në Vlorë, ja kush janë dy të plagosurit

219
0
Shares

Burime nga Policia e Vlorës, bëjnë të ditur se janë identifikuar dy të plagosurit, e mëngjesit të sotëm, në një atentat me armë, në qendër të qytetit të Vlorës.
Mësohet se ata janë Dritan Begaj, 50 vjeç dhe Ferdinand Llanaj, 39 vjeç.
Burime jozyrtare të Policë Vendore, bëjnë të ditur, se njëri prej të plagosurve, Ferdinand Llanaj, është djali i
Baftjar Llanaj, i ekzekutuar në 15 qershor 2011, në afërsi të Selenicës.
Të njëjta burime, saktësojnë se edhe mjeti, objekt i atentatit të sotëm, ishte në pronësi të viktimës së vitit 2011.
Dyshohet se atentati i sotëm ka ndodhur për hakmarrje mes fisit Llanaj e Xhaferri, një hasmërie nisur që në vitin 1999. DRONI.al

Informacion paraprak i Policisë së Vlorës
Më datë 01. 10. 2017, rreth orës 09:35, në rrugën Transballkanike, pranë një karburanti, nga persona ende të pa identifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti “Mercedes Benz” me targa VL 6368 C.
Nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shtetasit D. B., 50 vjeç dhe F. Ll., 39 vjeç.
Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes..
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha kryqëzimet kryesore dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY