KE paralajmëron: Shqiptarë, jemi nën monitorim për rivendosjen e vizave!

KE paralajmëron: Shqiptarë, jemi nën monitorim për rivendosjen e vizave!

113
0
Shares

Një paralajmërimi dhe lajmi i keq për të gjithë shqiptarët e thjeshtë vjen nga zëdhënësja e Komisionit Europian, Tove Ernst.
Zyrtarisht azilkërkuesit nga Shqipëria konsiderohen si një shqetësim permanent për Brukselin dhe mund të çojnë në pezullimin e lëvizjes në zonën “Shengen” për shqiptarët.
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Tove Ernst nuk përmend në veçanti shqetësimet e ngritura së fundmi në dy vende anëtare, Franca dhe Holanda, por konfirmon se Shqipëria është nën monitorim për këtë çështje.
“Deri tani, nuk kemi marrë njoftim nga asnjë shtet anëtar, por vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën. Siç ju referuat dhe ju, kemi mekanizmin e pezullimit të përkohshëm të lëvizjes së lirë dhe raporti i radhës do të prezantohet në fund të këtij viti. Ne duam që të mbajmë liberalizimin e vizave, por nuk duhet të ketë dhe nuk mund të ketë abuzim.
Duhet të trajtohet çështja e trafiku ilegal, kërkesave të azilit, si dhe bashkëpunim për personat në situatë të paligjshme që kthehen në vendin e origjinës. Këto janë çështje për të cilat autoritetet mund të punojnë”, ka theksuar Ernst në një prononcim për ABC News.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY