Naftëtarët i bashkohen çadrës së protestës, Basha: Rama e Meta të darkojnë...

Naftëtarët i bashkohen çadrës së protestës, Basha: Rama e Meta të darkojnë bashkë, pazare s’ka, vetëm qeveri teknike

49
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha thotë se është i vendosur ti shkojë deri në fund pa asnjë kompromis apo pazar. Në mesazhin që përcolli në çadrën e ngritur prej 18 shkurtit 2017 para kryeministrisë, Basha tha se Rama e Meta duhet të dëgjojnë mirë këtë dhe jo një por 10 darka të hanë bashkë nuk do të ketë asnjë tërheqje apo pazare
“Do i shkojmë deri në fund pa asnjë tërheqje, kompromis as pazar. Le ta dijë mirë Edi Rama, le ta dëgjojë mirë Ilir Meta, jo një por 10 darka të hanë bashkë buka e popullit do i ngelet në fyt. Nuk ka pazar me zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo nuk është lëvizje e PD-së por lëvizje mbarëpopullore kombëtare.  U them ndonjë analisti që kërcen hu më hu ta ndajnë ëndjen. Kjo që ka nisur nuk ndalet. Shqipëria nuk do të jetë kurrë më si më parë”, u shpreh Basha.
Ndërkohë, çadrës së protestës sot, në kohën që po fliste kreu i PD-së, Lulzim Basha, ju bashkuan naftëtarët e Fierit, Patosit, Ballshit e Roskovecit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY