FOTO & EMRAT/ Punoni në “shtëpinë e kanabisit”, dënohen dy shqiptarët në...

FOTO & EMRAT/ Punoni në “shtëpinë e kanabisit”, dënohen dy shqiptarët në Angli

804
0
Shares

Dy shqiptarë janë dënuar në Angli, pasi u kapen duke punuar në një shtëpi të përshtatur për rritjen dhe kultivimin e kanabisit në Cambridgeshire. Shqiptarët janë Qemal Mustaf Kutona, 35 vjeç dhe Eluar Ismalaj, 25 vjec. Ata u dënuan me 12 muaj burg, pasi u shpallën fajtorë për përfshirjen në prodhimin e drogës të klasës B. Ata janë arrestuar në 4 prill të këtij viti, kur policia ndërmori një operacion dhe gjeti në një banesë në rrugën ‘Ermine Way’ rreth 130 bimë kanabis me vlerë rreth 115 mijë paund, raportojën mediat britanike. Prokurori Edward Renvoize tha se oficerët e policisë shkuan në banesë në 4 prill pas informacioneve të marra dhe gjetën brenda shqiptarët që kujdeseshin për ‘fabrikën’ e kanabisit. Pas marrjes në pyetje nga policia, dy shqiptarët kanë thënë se ata kërkonin punë dhe se nuk i njihnin personat që i kishin takuar në rrugë dhe i kishin marrë për t’u kujdesur për kanabisin. Të dy shqiptarët ishin me qëndrim të paligjshëm në Britani dhe pas dënimit ata mund të depërtohen për në atdhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY