Ersekë, emëronte mësues ilegalisht, nën hetim përgjegjësi i zyrës arimore

Ersekë, emëronte mësues ilegalisht, nën hetim përgjegjësi i zyrës arimore

104
0
Shares

Specialistët e Sektorit kundër Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit :
S.D, 63 vjeç, banues në Ersekë (me detyrë përgjegjës i Zyrës Arsimore në Ersekë).
Procedimi ndaj tij filloi në bazë të pamjeve filmike të transmetuara në datë 08.05.2017, tek emisioni  investigativ “FIKS FARE” në Top Channel, por gjithashtu edhe nga kallëzimi i bërë prej shtetasit A.J, 57 vjeç, banues në Ersekë, me profesion mësues pasi dyshohet se shtetasi S.D, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke bërë emërime mësuesish pa ndjekur proçedurat standarte.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY