VETTINGU/ Vasili i vendosur për ONM: Nuk pres përgjigje për letrën, por...

VETTINGU/ Vasili i vendosur për ONM: Nuk pres përgjigje për letrën, por reflektim

49
0
Shares

A ka marrë përgjigje ministri i Drejtësisë Petrit Vasili lidhur me shqetësimin e tij për krijimin e Bordit të menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
“Unë kam ngritur një shqetësim të institucionit lidhur me zbatimin e Kushtetutës ashtu sikurse është shkruar dhe miratuar dhe sigurisht.
Ministria e Drejtësisë nuk ka pse të pres përgjigje pasi vendi për reflektime është në Kuvendin e Shqipërisë dhe në tavolinën e forcave politike që e kanë miratuar së bashku Kushtetutën.
Kjo ishte një thirrje për të qenë korrekt me zbatimin e kushtetutës dhe ligjit përkatës për Vetting-un, pasi një qëndrim i tillë e bën më solid zbatimin e këtij ligji dhe i heq të gjitha mundësitë që ky ligj të atakohet në të ardhmen, gjëra që edhe kanë ndodhur.
Pra, hap rrugën pa kthim për Vetting-un në Shqipëri”, shprehet vasili.      
Deklarata u bë paraditen e sotme gjatë një prononcimi për median në përfundimin e aktivitetit të zhvilluar nga Shërbimi i Provës lidhur me ndërgjegjësimin për aplikimin e masave alternative
Në një letër t dërguar në datën 13 shkurt 2017 kreut të Kuvendit, Kryeministrit, Presidentit dhe Ambasadorëve Lu dhe Vlahutin, Vasili shpreh shqetësimin për rolin e paqartë dhe ligjshmërinë e këtij bordi, pasi sipas tij fryma e Kushtetutës përcakton vetëm ardhjen e vëzhguesve ndërkombëtarë me eksperiencë për të monitoruar procesin e Vettingut. Ministri Vasili nënvizon në letër se ky bord duhet të vazhdojë punën e tij vetëm pasi të bihet dakord mes palëve për rolin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY