Mesazhi i Lu në Rrëshen, reagon Basha: Ja pse qeveria refuzon të...

Mesazhi i Lu në Rrëshen, reagon Basha: Ja pse qeveria refuzon të paguajë librat shkollorë nga buxheti

126
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me deklaratëdhe mesazhin që dha ambasadori Donald Lu në Rrëshen. Lu u shoreh se të rinjtë i kane vetë frerët e qeverisë në dorë, dhe nëse ajo nuk u përgjigjet ata mund ta rrëzojnë atë. Nisur nga kjo deklaratë, Basha tha se ambasadori Lu ka të drejtë. Ai theksoi gjithashtu se ku shkuan paratë e buxhetit të shtetit vetëm gjashtë mujorin e parë.

Reagimi i Bashës

Ambasadori ka të drejtë në mesazhin për të rinjtë: ”Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Kështu funksionon demokracia. Në demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e keni ju.”

Ndërsa përgjigja për pyetjen që çdo shqiptar duhet t’i bëjë qeverisë, kur ajo refuzon të paguajë librat shkollorë nga buxheti, është e thjeshtë: Vetëm për gjysmën e parë të vitit, qeveria shpenzoi:
1. Për bileta/udhëtime rreth 2 milionë dolllarë.
2. Për Orendi/rikonstruksion zyrash: rreth 14 milionë dollarë.

Kaq pará janë të mjaftueshme për të siguruar librat shkollorë për të gjithë nxënësit e Shqipërisë. Ashtu sic ka premtuar, Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend propozimin për të financuar nga Buxheti librat e shkollës për të gjithë fëmijët e Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY