PD dhe LSI bashkuan votat. Ja per cfare

PD dhe LSI bashkuan votat. Ja per cfare

215
0
Shares

PD dhe LSI jane afruar me njeri tjetrin fill pas nje takimi te ngrohte ne Kuvend mes Bashes dhe Kryemadhit. Ne mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak të Përrenjasit, anetaret e PD-së kanë bashkuar votat me LSI-në duke rrëzuar socialistët, të cilët i thanë “jo” një projekti për 150 kazanë plehrash.

Arsyeja e mbledhjes së këshillit ishte për të marrë në shqyrtim dhe për të miratuar një projekt të zyrës urbanistike, i cili ka marrë mbështetjen e kryetares së bashkisë, Miranda Rira.

Por debatet në Këshill për këtë projekt kanë zgjatur rreth 4 orë.

Siç shkruan “infoelbasani”, referuar burimeve nga Bashkia Përrenjas, prej 3 muajsh anëtarët e PS-së, të cilët janë pjesë e këshillit bashkiak, e kanë kundërshëtuar këtë projekt i cili është vetëm në të mirë të banorëve të Prrenjasit dhe zonave përrreth, shkruan infoelbasani.

Por më në fund Këshilli Bashkiak e ka miratuar projektin pasi anëtarët e PD-së kanë bashkuar votat me LSI-në duke rrëzuar socialistët.

Firma e ka mbaruar kontratën e pastrimit dhe projekti i ri ka si qëllim kontraktimin e një firme tjetër për një periudhë 5-vjeçare. Për të pasur një mjedis akoma më të pastër, rreth 150 kazanë të rinj plehrash do të shpërndahen në të gjithë territorin e bashkisë së Përrenjasit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY