Kushërira hedh dyshime të forta: E gjithë kjo u bë për një...

Kushërira hedh dyshime të forta: E gjithë kjo u bë për një pronë që ka Enertila!

266
0
Shares
  1. Kushërira e Enertilës ka hedhur dyshime të forta në lidhje me arrestimin e 27-vjeçares për të cilën thotë se është me çrregullimi psikologjike. Dyshimi i saj është në lidhje me një pronë të familjes së Enertilës ku do të ndërtohet një landfill. Kushërira e Enertilës hedh dyshime edhe për njerëz të tjerë të përfshirë në këtë histori.

 

“Dyshoj se jo gjithçka është ashtu siç duket. Familja e Enertilës ka një tokë në fund të rrugës dhe aty është thënë që do të ndërtohet një landfill. Punimet kanë nisur pak kohë më parë. Unë nuk e besoj 30-vjeçarin që nuk e dinte se çfarë po bënte. Dyshoj se ai e ka ditur shumë mirë atë që ka bërë gjatë tri viteve. Policia dhe prokuroria duhet të hetojnë më shumë, sepse dyshoj se e gjithë kjo mund të bëhet për pronën që ka vajza. Prindërit e saj janë të sëmurë, ajo e sëmurë dhe tani edhe në burg. Dyshoj fort që Enertila e vetme nuk mund ta ketë bërë këtë. Mund të ketë qenë njeri tjetër në lojë dhe mund t’ia kenë lënë asaj në kurriz gjithë këtë skandal”,- ka rrëfyer kushërira e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY