Denoncon ish-deputeti i PS-së: Ndokajt më kërcënuan me armë, policia fsheh ngjarjen

Denoncon ish-deputeti i PS-së: Ndokajt më kërcënuan me armë, policia fsheh ngjarjen

90
0
Shares

Ish-deputeti i PS-së Agustin Marku që u dhunua 2 ditë më parë nga nipat e ish-deputetit tjetër socialist Arben Ndoka akuzon policinë e Lezhës se nuk do të kapë autorët. Marku i ka dërguar një mesazh emisionit “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili në Neës24 ku rrëfen me pak fjalë se çfarë ndodhi tre ditë më parë në Lezhë me nipat e Arben Ndokës.
Marku ka thënë se ngjarja nuk është aq e lehtë sa e kanë dhënë mediat dhe se autorët i kanë dalë me armë në mes të qytetit dhe madje e kanë qëlluar.
Një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha tha në emision se Marku nuk e ka denoncuar rrahjen.
“Më thanë se Sali Berisha dje në mbrëmje në studion Tuaj ka thënë se unë nuk mund të denoncoj incidentin. Më vjen keq por unë autorët i kam denoncuar në moment me emër e mbiemër por është policia e Saliut dhe Edit së bashku që nuk duan ti kapin dhe media në tërësi që ka frikë të thotë të vërtetën. Ato më kanë dalë para me armë në mesin e qytetit dhe bilës kanë gjuajtur dhe nuk janë thjeshtë grushte dhe shqelma apo zënkë e momentit siç e jep media. Faleminderit”, thuhet në mesazhin për emisionin e News24.

Ngjarja
Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur teksa Marku ka dalë nga një kafene në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë. Marku mësohet të ishte vetëm kur është sulmuar nga disa persona. Ai ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë. K. Ndoka 21 vjeç dhe S. Ndoka 18 vjeç janë shpallur në kërkim nga policia si autorë të ngjarjes. Burime konfidenciale nga policia bëjnë me dije se dy të rinjtë janë nipat e ish-deputetit socialist Arben Ndoka.
Ngjarja konfirmohet edhe nga Policia e Lezhës, e cila ndryshe nga Marku thotë se autorët e kanë qëlluar me mjete të forta dhe se zyrtari i PS nuk ka bërë kallëzim për këtë.

Njoftimi i Policisë


lezhe, policia e re1Më datë 20.02.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasve: K. N., 21 vjeç dhe S. N., 18 vjeç, të dy banues në Lezhë. Këta 2 shtetas dyshohet se rreth orës 13:30, në lagjen “Skënderbeg” të qytetit Lezhë, para një lokali, për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta, shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë N/Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë.
Pas ndihmës së nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, shtetasi A. M., ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale për dy vëllezërit u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Lezhë, Policia “shfajëson” Arben Ndokën, “shpall në kërkim” dy palë iniciale për rrahjen e Agustin Markut
/web/Lezhe_Policia_shfajeson_Arben_Ndoken_shpall_ne_kerkim_dy_pale_iniciale_per_rrahjen_e_Agustin_Markut_34191_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY