KUJDES!/ Nga 1 tetori, qytetarët që nuk tërheqin kuponin tatimor do të...

KUJDES!/ Nga 1 tetori, qytetarët që nuk tërheqin kuponin tatimor do të penalizohen, ja sa do të jetë gjoba

1980
0
Shares

Duke filluar nga 1 tetori, kur nis dhe faza e tretë anti-informalitet nuk duhet të bëjnë kujdes vetëm bizneset por edhe qytetarët.
Kushdo që bën një blerje dhe nuk tërheq kuponin tatimor do të përballet me gjobë.
Një fakt të tillë e bëri me dije në emisionin“Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe,në TV “Ora Neës”, drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero.
“Edhe qytetarët do kontrollohen, kanë detyrim ligjor të tërheqin kuponin. Në momentin që qytetarët nuk e tërheqin kuponin sigurisht që ka një penalitete që është 1 mijë lekë për ata që thyejnë ligjin. Ne do i inkurajojmë të jenë pjesë e këtij aksioni. Jo gjithmonë do hyjmë direkt në ambientin e biznesit por do pyesim një qytetar që sapo ka marrë një shërbim në atë njësi, i cili më tej mund të jetë dhe objekt i kontrollit. Janë skema që përdoren në gjithë botën, ka punonjës të administratës tatimore, por jo vetëm, që hyjnë në një aktivitet. Qëllimi është jo të penalizojmë qytetarin por të jetë pjesë e aksionit dhe palë me administratën tatimore”, sqaroi drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY