Themeluesi dhe drejtuesi i Lëvizjes “Zgjidhja” në PS, Koço Kokëdhima u takua sot me kreun e Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka. Takimi në një nga hotelet e Tiranës, zgjati rreth 45 minuta.
Duke iu përgjigjur interesimit të medias, Kokëdhima u shpreh se “Takimi me Agron Dukën ishte një kafe miqësore, sepse ne jemi miq te hershëm. Por ishte një mundësi për të shkëmbyer pikëpamjet tona për situatën politike”.
Kokëdhima ka nisur prej nëntorit të shkuar bashkëbisedimet me bazën e PS-së për të prezantuar lëvizjen “Zgjidhja” e cila synon të reformojë dhe modernizojë PS-në si dhe të heqë partitë nga sundimi i kryetarëve. Pjesëmarrësit në bashkëbisedimet e Kokëdhimës kanë mundësi që të firmosin nismën ligjore qytetare “Unë zgjedh deputetin që dua”.
Disa ditë më parë, kreu i PAA-së, zhvilloi një takim edhe me kreun e Kuvendit dhe njëkohësisht kreun e LSI-së, Ilir Meta.
Agron Duka, ish-ministër i Bujqësisë në kohën e kryeministrave Meta dhe Nano drejton PAA-në e cila është aleate në PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/