DETAJE/ Plagosja e katërfishtë në Laprakë, konflikti me armë mes dy biznesmenëve,...

DETAJE/ Plagosja e katërfishtë në Laprakë, konflikti me armë mes dy biznesmenëve, tre prej të plagosurve nuk kishin lidhje me ngjarjen

348
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rreth orës 18:40, në rrugën “Gjergj Legisi” në Laprakë ku kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Konflikti ka ndodhur në lokalin e shtetasit Elion Lekaj i cili është njëri nga personat e plagosur. Mësohet sherri ka ndodhur mes Arben Seferit dhe Elian Lekajt, pasi ata ishin konfliktuar më parë. Por sot ata janë parë me njëri-tjetrin rastësisht dhe ky “takim” ka degjeneruar në të shtëna me armë.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur Lekaj bashke me tre persona që ndodheshin në lokal por që nuk kishin lidhje me ngjarjen.
Të plagosurit e tjerë janë Avni Biberi 46 vjeç, Bujarin Mrisha 31 vjeç, dhe Bledar Gusturami 33 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY