VIDEO & DETAJE/ Kryepolici i Tiranës flet për plagosjen e katërfishtë në...

VIDEO & DETAJE/ Kryepolici i Tiranës flet për plagosjen e katërfishtë në Laprakë, 2 në kërkim

374
0
Shares

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu në një deklaratë të shkurtër për gazetarët nga vendngjarja ka konfirmuar se dy persona janë në kërkim lidhur me plagosjen në Laprakë.
Ai tha gjithashtu se mes palëve ka pasur një konflikt një ditë më parë dhe të plagosurit e autorët janë takuar sot. Takim që sipas burimeve policore ka ndodhur për të sqaruar konfliktin e djeshëm, rezultoi me plagosjen e katër personave.
Veliu u tregua diskret kur u pyet lidhur me shkaqet e konfliktit dhe emrat e autorëve në kërkim.
Por, burime bëjnë me dije se një nga autorët e shpallur në kërkim është pronari i lokalit ku lindi sherri këtë të premte, Arben Seferi. Dyshohet se ai ka shkrepur këmbëzën duke plagosur katër të rinjtë, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës, sipas burimeve spitalore, jashtë rrezikut të për jetën.
Alarmi te Policia është dhënë rreth orës 18:40 dhe në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Sipas Policisë së Tiranës, nga verifikimi paraprak, ka rezultuar se në rrugën “Gjergji Legisi”, pas një konflikti në një lokal, janë plagosur me armë zjarri Eljon Lekaj 31 vjeç, Avni Biberi 46 vjeç, Bujarin Mrisha 31 vjeç, dhe Bledar Gusturami 33 vjeç.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY