Qentë e gruas nga Shqipëria dalin jashtë kontrollit, shqyejnë 56-vjeçarin grek

Qentë e gruas nga Shqipëria dalin jashtë kontrollit, shqyejnë 56-vjeçarin grek

124
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Patras në Greqi, ku një 56-vjeçar është sulmuar nga tre qen.
Policia greke thotë se pronarja e tyre është një 40-vjeçare shqiptare, e cila u arrestua menjëherë. Raportohet se gruas shqiptare i kishin dalë nga kontrolli tre qentë e saj, të cilët më pas i ishin sulur një kalimtari, pikërisht 56-vjeçarit.
Ky i fundit ka pësuar dëmtime në gjymtyrët e sipërme dhe në pjesë të tjera të trupit. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Patras për të marrë ndihmë mjekësore.
Mediat greke nuk kanë bërë të ditur identitetin e gruas shqiptare që u arrestua.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY