Në dollapin e dhomës kishin 25 kg heroinë. Në një vend të sigurt dhe të fshehur brenda murit, kishin 100 mijë euro para të gatshme dhe 500 gram kokainë.
Kjo është çka gjetën karabinierët në Compagno Bolonjë Borgo Panigale, të cilët të enjten arrestuan dy shqiptarë, 28 dhe 25 vjeç, me qëndrim të parregullt dhe të pa dënuar më parë.
Mediat italiane bëjnë me dije se të arrestuarit janë shtetasit Indrit Baldiu dhe Shkëlqim Xhafaj, 28 dhe 25 vjeç.
Më i riu prej tyre ishte vënë re nga një patrullë policie, e cila kishte dyshuar tek sjelljet e tij. Njeriu i dyzuar po përpiqej të kërkonte apartamentin e “Martin Luther King” në periferi të qytetit ku ishte edhe bashkatdhetari, shkruan “Corriere”.
Përveç paraburgimit për dërgesat e sasive të mëdha të narkotikëve, të dy shqiptarët do të përgjigjen gjithashtu edhe për gjetjen e një arme me dy karikatorë në brendësi të dollapit të rrobave.
Është vlerësuar se heroina e konfiskuar mund të kapte shifrën e 1 milion euro.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/