Fier, ishte duke kaluar rrugën, makina përplas rëndshëm 3 vjeçarin

Fier, ishte duke kaluar rrugën, makina përplas rëndshëm 3 vjeçarin

234
0
Shares

Një fëmijë 3 vjeçar dodhet në gjendje të rëndë pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:15, në aksin rrugor Strum-Suk, në fshatin Suk, Fier. Raportohet se automjeti tip “Benz” me targa FR 4741 D me drejtues Nikolin S., 21 vjeç, ka goditur një fëmijë të mitur 3 vjeç i cili ishte duke kaluar rrugën. I mituri ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë. Ndërsa Nikolin S., drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në Stacionin e Policisë Roskovec. Policia njofton se “grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY