Krimet e Rënda tërhiqen nga “zbythja”, rimarrin dosjen për Elbasanin

Krimet e Rënda tërhiqen nga “zbythja”, rimarrin dosjen për Elbasanin

110
0
Shares

Më se 10 ditë pas ngjarjes së Elbasanit, gjatë së cilës një postbllok policie nuk arriti të ndalojë një person të dyshimtë, kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj urdhëron grumbullimin e të gjitha dosjeve të pezulluara mbi ngjarje kriminale në këtë qytet, të cilat do të hetohen në Tiranë.
Burime të Top Channel thonë se ky vendim vjen pas ndihmës që ka kërkuar policia lokale, e cila këmbëngul që dosja e Elbasanit të qëndrojë tek Krimet e Rënda duke shmangur Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, pasi sipas policisë bëhet fjalë për grupe kriminale që kanë veprimtari edhe në fushën e narkotrafikut dhe të gjobëvënies.
Mes dosjeve të pezulluara që do të merren në dorë nga Krimet e Rënda janë edhe dy ngjarje plagosjesh dhe një dosje droge që ka qenë nën përgjim dhe është pezulluar.
Burimet shpjegojnë se për të hetuar mbi Elbasanin grupit të dy prokurorëve që po hetojnë ngjarjen e 18 shtatorit do t’i bashkëngjiten edhe prokurorë të tjerë të Krimeve të Rënda, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë.
Ndërkohë, tre të arrestuarit e vetëm për të cilët pretendohet se janë të bashkëlidhur me incidentin tek tregu agro-ushqimor në Elbasan i janë drejtuar Gjykatës së Apelit me kërkesën për të konsideruar të paligjshëm arrestimin e tyre, pasi siç pretendojnë nuk janë kapur në kushtet e flagrancës.
Më herët Shkalla e Parë për Krimet e Rënda vendosi arrest shtëpiak për Klemend Xhaferrin arrestuar në mjetin Range Rover.
Për dy të tjerët, Ledio Zabelin, që ishte pasagjer në mjet dhe rojën e tregut Valmir Dedja gjykata ka vendosur arrest me burg.
Zabeli akuzohet për posedimin e 9 gramëve hashash, ndërsa Dedja për kundërshtim të policisë, pasi siç thuhet ai kundërshtoi të hapë portën ku hyri mjeti Audi është larguar pasi goditi makinën e policisë.
Ky pretendim i policisë po verifikohet përderisa video e sekuestruar shfaq policinë për disa çaste duke qëndruar para portës, e cila ishte e hapur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY