ALARMI/ Britania, 1 në 8 fëmijë refugjatë vjen nga Shqipëria

ALARMI/ Britania, 1 në 8 fëmijë refugjatë vjen nga Shqipëria

96
0
Shares

Një në tetë fëmijë të pashoqëruar që kërkojnë azil në Britani vjen nga Shqipëria, pavarësisht se vendi nuk është në luftë, shkruan media britanike.
Një total prej 3 175 fëmijësh emigrantë të pashoqëruar kanë bërë kërkesë për strehim në Britaninë e Madhe, afërsisht 9 fëmijë në ditë. Mësohet se 405 prej tyre, ose 15 për qind, u kryen nga të rinj nga ish-shteti komunist i Ballkanit.
“DailyMail” thotë se ministrat janë përballur me akuza të mëdha për masat e pakta të ndërmarra që lejuan kaq shumë fëmijë të kalonin nga Europa në Britani.  Të dhënat e fundit tregojnë po ashtu se sistemi i garantimit të azilit po abuzohet.
Kandidat konservator për Monmouth-in David Davies, tha se, “Shqipëria nuk është një vend në luftë dhe është e paqartë pse njerëzit nga ai shtet kanë nevojë për azil”.
Muajin e kaluar, të dhënat e Eurostat-it zbuluan se shtetasit shqiptarë bënë 32 000  aplikime për azil në shtetet e BE-së vitin e kaluar, përfshirë 1 700 në Britaninë e Madhe.
Ndër arsyet e deklaruara janë përndjekja për shkak të etnisë, orientimit seksual ose fesë.
Por, ndryshe nga ata që po largohen nga lufta në Siri apo Irak, nga Shqipëria shumë largohen si migrantë ekonomikë, pjesërisht edhe si pasojë e papunësisë së madhe tek të rinjtë.
Judith Dennis nga një shoqatë bamirësie për refugjatët tha se “edhe shtetet në dukje paqësore si Shqipëria mund të jenë vend e të rrezikshme për grupe të ndryshme njerëzish, të tillë si lezbiket dhe gayt, apo viktimat e trafikimit”.
Sipas statistikave më shumë se 63 000 fëmijë të pashoqëruar kanë aplikuar për azil në shtetet e BE-së vitin e kaluar.
Krahasuar me vitin e mëparshëm, u shënua rënie me një të tretën, nga 96 465 në vitin 2015, kur kriza ndërkombëtare e migrantëve arriti pikun. Por, nga ana tjetër kjo shënon një rritje drastike krahasuar me vitet 2008-2013, kur mesatarisht rreth 12 000 fëmijë aplikonin për azil çdo vit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY