VIDOE/ “Është faji i femrave 150 kile që burri tradhëton”, deklarata e...

VIDOE/ “Është faji i femrave 150 kile që burri tradhëton”, deklarata e Elvis Naçit që solli reagime te vipet

425
0
Shares

Imami Elvis Naçi ka dhënë një deklaratë mbi tradhetine bashkëshortore e cila nuk eshte pritur fare mirë nga vipet femra. Në fjalët e tij, imami fajeson për gjithçka gratë, se është pikërisht faji i tyre nëse një ditë bashkëshorti i tradhëton dhe shkon me një tjetër grua.

“Po shkoi një femër 150 kile…ah mbaroi familja. Thonë ca s’e kam mbajt veten këto kohë, mirë se e ke femra që mbajnë veten jashtë familjes, mos u mërzit, se s’e ka të vështirë me të tradhtu. Sot është bërë e lehtë fare. Duhet femra të jetë e rregullt me bashkëshortin fiziologjik që të mos vuajë shoqëria nga imoraliteti. Prandaj dhe engjëjt që nuk e duan imoralitetin në shoqëri mallkojnë atë femër që si jep hakun bashkëshortit gjatë natës. Femra duhet të ketë kujdes, ti dalë para bashkëshortit me një buzëqeshje kur vjen nga puna që ai të mos hapë sytë jashtë shtëpia. Të zbukurohet të jetë afër tij se nëqoftëse bashkëshorten e sheh një herë në muaj ka mbaruar familja vetë.”- shprehet ai.

Një personazh që ka reaguar nga këto deklarat ka qenë edhe këngëtarja Barbana Dini.

“Elvis Naçi më zhgenjeve! Ti nuk je asgjë tjetër përveçse një avokat i meshkujve që tradhëtojne! Ti nuk bën asgjë më shumë, vetëm po përpiqesh që fajtorët ti kthesh në viktima,dhe viktimat ne fajtor! Në bazën e harmonisë së një familjeje nuk mund të jetë dieta dhe kthimi i gruas në skllave seksi për burrin. Femra që predikon ti nuk ka lidhje me Shqipërinë. Ky tip femre që duhet ti “bindet” verbërisht burrit dhe të ndihet gjithmonë fajtore gjendet në shkretetirat e Arabisë Saudite e tufëzuar në poligaminë e Beduinëve! Këtu tek ne marrëdhëniet ndërtohen mbi dashuri reciproke, që nënkupton dhe detyrimin reciprok por ti s’mund ta kuptosh sepse fjala dashuri nuk egziston në terminologjinë e Sheriatit sipas të cilit femra blihet si një plaçke gabi. Meqënëse, mesa kamë parë, paske vendosur që ta zhvillosh predikimin tënd ne rrjetet më moderne sociale të kohës Facebook apo Instagram do dëshiroja që dhe interpretimet e tua ti përshtateshin nivelit të kohës.”,- shkruan Barbana.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY