Plot 8 muaj pas supergrabitjes në pistën e Aeroportit “Nënë Tereza”, Policia e Shtetit ka gjetur një sasi parash që dyshohet se u morën teksa po transportoheshin për në avion.
Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interplol, Aleks Pepa, i cili u identifikua nga provat shkencore, si shoferi i automjetit që çau rrethimin e Rinasit.
Burime konfidenciale pranë unifomave blu thanë për Top Channel se, në banesën e një të afërmi të 42-jeçarit në qytetin e Elbasanit janë gjetur 50 mijë euro të pajustifikuara. Por ndryshe nga grupi i grabitësve që sulmonte autoblindet e parave dhe valutën e fshihte në tenxhere me presion të groposura, këtë herë paratë janë gjetur të fshehura në brendësi të një frigoriferi jashtë funksionit.
Sasia e eurove të gjetura do t’i nënshtrohet verifikimeve në bashkëpunim me bankën që iu vodhën. Aleks Pepa 42-vjeç, i cili rezulton të jetë larguar nga Shqipëria pak kohë pas grabitjes, cilësohet si personi kyç për zbulimin e autorëve të tjerë, të cilët mesditën e 30 qershorit të vitit të kaluar realizuan grabitjen e paprecedentë. Fotoja e tij ndodhet në faqen zyrtare të “INTERPOL”-it, ndërsa edhe kjo grabitje dyshohet se është realizuar nga një grup i strukturuar kriminal me pjesëmarrjen e 5 ose 6 personave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/