KLSH zbulon maskaradën financiare të ish ministres Ekonomi

KLSH zbulon maskaradën financiare të ish ministres Ekonomi

615
0
Shares

Kontrolli i Larte i Shtetit ka zbardhur katrahurën abuzive që ka lënë pas ish-ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Milva Ekonomi. Pas një kontrolli të hollësishëm Auditi që KLSH ka bërë në institucionin që drejtohej nga Milva Ekonomi ka gjetur shkelje të rënda të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare për buxhetin. Bëhet fjalë për një maskaradë financiare, që nga programimi i biletave të udhëtimit të zyrtarëve mbi fondin e miratuar me ligjin e  buxhetit, e deri të pagesat që punonjësit e këtij insititucioni duhet të derdhnin për tatim-fitimin dhe sigurimet shoqërore si anëtarë bordesh në kompanitë publike. Kontrolli i KLSH ka konstatuar shkelje të shumta, edhe në menaxhimin e fondeve të reklamave nga Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe ajo e investimeve të huaja.

“Në ofertat e disa operatorëve televizivë  (të huaj) mungon dita dhe ora e transmetimit të spotit, çka bën të pamundur evidentimin e kostos të transmetimit të saktë”,- raporton KLSH.

Sipas raportit, Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve nuk ka bërë arkëtimin e tarifës që i takon buxhetit për disa kontrata të fituara. Institucioni rekomandon që të bëhet pasqyrimi i të ardhurave të munguara dhe të fillojë vjelja e pagesave. Mangësi të mëdha janë vërejtur edhe në kontratat simbolike 1 Euro që janë lidhur me kompani të ndryshme. Nga auditimi konstatohet se në 7 raste është shpallur fitues subjekti i vetëm konkurrues, të cilët kanë deklaruar se do kryejnë investime  tepër minimale që variojnë nga  2.8 deri 31 % të  vlerës duke  mos  justifikuar  dhe argumentuar në këtë mënyrë edhe çeljen e vendeve të reja të punës. Po ashtu qeveria ka dështuar në orientimin e sektorëve ku duhet të firmosë kontrata koncesionare të formës partneritet publik – privat.

“Strukturat e shtetit”, nuk punojnë me njëra tjetrën për të identifikuar, publikuar dhe monitoruar kontrata koncesionare, edhe pse kjo fushë deri më sot ka qenë mjaft e debatuar”,- përfundon KLSH.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY