EMRI/ Goditi policinë, kush është 26 vjeçari i arrestuar dhe më parë

EMRI/ Goditi policinë, kush është 26 vjeçari i arrestuar dhe më parë

495
0
Shares

Një 26 vjeçar ka rënë ne pranga nga Policia e Tiranës, pasi përndiqte një minorene dhe për më tepër ka goditur punonjësin e policisë dhe i është gjetur drogë. Por i riu Klauden Muçogllava nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai është arrestuar edhe më parë dhe rezulton person me precedentë penalë. I riu është arrestuar në korrik të vitit 2014 sërish për përndjekje. Muçogllava atëherë 23 vjeç u arrestua për përndjekjen e ish-të fejuarës, të cilës sipas policisë i dërgonte mesazhe në celular në çdo kohë pasi ajo i kishte refuzuar dashurinë. Ai i ishte shndërruar në një makth të resë me inicialet A.G., duke i kufizuar jetën dhe duke i cenuar lirinë. Në vitin 2013 Muçogllava ishte ndëshkuar me gjobë nga Gjykata, por sërish nuk kishte pranuar të hiqte dorë nga lidhja e tij duke mos kapërcyer dot ndarjen dhe ndërprerjen e komunikimit nga ish-e fejuara. Po kështu Muçogllava është arrestuar gjatë një operacioni të policisë në 25 shkurt 2016, ku janë rrezikuar edhe efektivët. Specialistët e Komisariatit Nr 1 arrestuan Muçogllavën bashkë me një tjetër të ri pas informacioneve të marra në rrugë operative se në afërsi të një karburanti pranë një qendre tregtare dhe disa persona të paidentifikuar, do të kryenin një shkëmbim të një sasie të konsiderueshme me lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”. I përfshirë ka qenë edhe një adoleshent sirian. Gjatë operacionit ndonëse efektivët e policisë kanë qenë me elemente të dukshëm (jelek) me mbishkrim “Policia”, por Muçogllava dhe shoku i tij kanë ndezur automjetin e tyre për t’u larguar, megjithatë janë neutralizuar menjëherë nga punonjësit e policisë. Ndërsa siriani që ishte me një makinë tjetër pas thirrjes së punonjësve të policisë “Ndal Policia” ka arritur të largohet me shpejtësi, duke dëmtuar njërin nga mjetet e punonjësve të policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY