Lushnjë, fshihte të ardhurat, biznesmeni dhe dy shoferët përfundojnë nën hetim

Lushnjë, fshihte të ardhurat, biznesmeni dhe dy shoferët përfundojnë nën hetim

145
0
Shares

Një biznesmen dhe dy shoferët e tij kanë përfunduar nen hetim ngjarja ka ndodhur ne Lushnjë. Pronari i firmës akuzohet për fshehje të të ardhurave.

Tre personat e hetuar për fshehje e të ardhurave dhe falsifikim të dokumentesh janë:

E. D., 38 vjeç, banues në Lushnje (me funksion administrator i firmës).

G. I., 58 vjeç, banues në Lushnje (me funksion shofer transportues i firmës).

K. P., 62 vjeç, banues në Lushnje (me funksion shofer transportues i firmës).

Ndaj këtyre personave të lartëpërmendur ka filluar hetimi pasi dje janë konstatuar nga shërbimet e policisë në hyrje të fshatit Selenicë, ku edhe kryejnë aktivitetin e firmës së tyre si transportues të lëndës ranore në këtë fshat duke transportuar lëndë ranore jo në masën e përcaktuar në faturat tatimore përkatëse. Dy personat me inicialet G. I. dhe K. P., të dy me funksion shofer të firmës, janë konstatuar nga policia duke transportuar lëndën ranore bitiuminoze me dy automjete tip kamion, të cilat gjatë kontrollit të faturave shoqëruese tatimore kanë rezultuar të falsifikuara pasi nga peshimi i automjeteve ka rezultuar se kishte një diferencë prej 10 dhe 17 ton. Dosja ka përfunduar në Prokurori për akuzën e ”Fshehjes së të ardhurave dhe Falsifikimi i dokumenteve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY