Basha: Raporti i OSBE-ODIHIR konfirmoi se në këto zgjedhje vota u kërcënua,...

Basha: Raporti i OSBE-ODIHIR konfirmoi se në këto zgjedhje vota u kërcënua, u dhunua dhe u ble

98
0
Shares

“Raporti i sapopublikuar i OSBE-ODIHIR për zgjedhjet e qershorit konfirmon se në këto zgjedhje vota e qytetarëve u kërcënua, u dhunua dhe u ble.
OSBE pohon se zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të mungesës së thellë besimit të qytetarëve te procesi zgjedhor dhe mbajtja e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira.
Raporti nxjerr në pah se votimi i 25 qershorit shënoi shumë parregullsi themelore, që kanë ndikuar direkt rezultatin e zgjedhjeve.

Në mënyrë të veçantë raporti thekson marrjen e masave urgjente për:
– Ndalimin e dukurisë së përhapur të shtiblerjes së votës
– Ndalimin e financimeve kriminale të zgjedhjeve
– Ndalimin e presionit ndaj punonjësve publike dhe përdorimin e burimeve publike në zgjedhje

Të dhënat që ofron raporti tregojnë se praktikisht votimi është shtrembëruar në mënyrë të ndjeshme: mos verifikim të bojës shënuese në mbi 25 për qind të rasteve të vëzhguara; mos vendosjen e bojës në gisht në 12 për qind të rasteve të vëzhguara; votim në grup në rreth 11 për qind të rasteve të vëzhguara; votim për të tjerë në 5 për qind të rasteve të vëzhguara; hedhje firmash identike në 5 për qind të rasteve të vëzhguara; mos respektim të rregullave për votimin e ndihmuar që shpeshherë u bë nga të njejtët persona për shumë individë të ndryshëm që kërkuan ndihmë për të votuar; ndërhyrje nga aktivistë partiakë. Raporti thekson se votuesit u trembën dhe u kërcënuan nga grupe aktivistësh të vendosur pranë apo përreth qendrave të votimit.
Mbi 10 për qind e personave që kanë ndërhyrë në qendrat e votimit si vëzhgues apo përfaqësues të partive politike kanë qenë të persona të paautorizuar.
Raporti e ka cilësuar votimin krejtësisht negativ në të paktën 7 për qind të qendrave të votimit.
OSBE nxjerr në pah se mbulimi mediatik ka favorizuar PS-në. Jo vetëm që koha televizive ka qenë në favor të PS-së, në disa media kombëtare i është dhënë PS gati dy herë më shumë kohë se PD-së, por PS është përcjellë pothuajse gjithmonë pozitivisht ndërsa opozita është përcjellë me tone negative dhe kritike nga mediat kryesore.
OSBE bën thirrje për kryerjen e një reforme të thellë elektorale, e cila do të reflektojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR të viteve 2013, 2015 dhe 2017.

Në mënyrë të veçantë thekson marrjen e masave urgjente për:
– Ndalimin e dukurisë së përhapur të shitblerjes së votës
– Ndalimin e financimeve kriminale të zgjedhjeve
– Ndalimin e presionit ndaj punonjësve publike dhe përdorimin e burimeve publike në zgjedhje”.
Ky ka qene reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha, pas publikimit të raportit të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, nga OSBE/ODIHR.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY