Raporti përfundimtar i OSBE-ODHIR: Ja shkelje të mëdha në zgjedhjet e 25...

Raporti përfundimtar i OSBE-ODHIR: Ja shkelje të mëdha në zgjedhjet e 25 qershorit 2017

177
0
Shares

OSBE/ODHIR ka publikuar pasditen e sotme raportin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 qershorit në Shqipëri.
Në raport evidentohet edhe njëherë problemi me shit-blerjen e votave në vendin tonë.
Sipas raportit politizimi i vazhdueshëm i organeve dhe institucioneve të lidhura me zgjedhjet, si dhe akuzat e gjera për blerjen e votave dhe presionin ndaj votuesve, hoqën besimin e publikut në procesin zgjedhor.
Sipas OSBE-së, shit-blerja e votës është problemi më i madh i këtyre zgjedhjeve, ndërsa kërkojnë që ky fenomen të rregullohet përmes mekanizmave ligjorë.
Në raport thuhet se “ditën e zgjedhjeve janë vërejtur parregullsi e mosveprime procedurale”.
“Janë vërejtur votime në grup dhe ndërhyrje nga aktivistë partiakë”.
“Të ndryshojë ligji për grupet e numërimit, nuk duhet të jenë politike”.
Një rekomandimet kryesore të OSBE është edhe hartimi i një reforme të re zgjedhore gjithëpërfshirëse. “Të thellohet depolitizimi i administratës publike”, thuhet gjithashtu në raportin e OSBE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY