Hetimi për dy grabitjet e transfertave bankare në rrugën e Rinasit, tashmë është shtrirë edhe në pasurinë e 6 të arrestuarve.
Burime nga Drejtoria e Policisë së Tiranës thanë për Televizionin Klan se anëtarëve të grupit, që janë vënë në pranga u janë gjetur vetëm një pjesë e vogël e parave të grabitura më 15 Dhjetor të vitit 2015 dhe me 9 Shkurt të vitit 2017.
Dyshimet e hetuesve janë se ata mund t’i kenë investuar paratë në biznese, pasuri të paluajtshme apo edhe automjete. Në sitën e hetuesve pritet të kalojnë edhe pasuritë e rrethit të tyre familjar. Po kështu do të kryhen edhe verifikime të hollësishme në lidhje me llogari apo transaksione të mundshme bankare.
Sa i takon personave të tjerë që mbeten ende në kërkim, policia ka vënë në listë edhe vëllanë e Admir Muratajt, nga fshati Çerem i Tropojës. Në kërkim është shpallur edhe Klement Çala, por për të nuk ka ende një urdhër arresti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/