Shmangni rënien e flokëve me këto ushqime

Shmangni rënien e flokëve me këto ushqime

128
0
Shares

Nëse jeni të shqetësuara nga rënia e flokëve, ndryshoni dietën tuaj dhe gjithçka do të shkojë mirë.Ja disa nga ushqimet që ju duhen për forcimin e flokut:

Mjalti – Trajtimi i skalpit të kokës me mjaltë përmirëson pamjen e flokëve të dobësuar.

Salmoni – Floku është fibër proteinike. Pra, duhen ngrënë proteina për ta mbajtur atë të fortë. Proteinat janë të nevojshme edhe për të prodhuar keratinë, një përbërës kyç i flokut. Salmoni ndihmon në përmirësimin e shëndetit të flokëve falë vitaminave dhe acideve yndyrore Omega-3.

Spinaqi – Femrat që kanë probleme me rënien e flokëve, kanë edhe nivele të ulta hekuri dhe vitamine D2. Spinaqi është i pasur me hekur dhe vitaminë C, që ndihmon në thithjen e hekurit. Një sallatë me spinaq është perfekt për femrat që kanë rënie flokësh.

Arrat dhe farat – Omega-3, Omega-6 dhe antioksidantët që përmbajnë arrat dhe farat bimore janë shumë të rëndësishme për shëndetin e flokëve. Konsumi i rregullt i tyre çon në ulje të rënies së flokëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY