“Kam frikë se ma prostituojnë”, babai denoncon zhdukjen e vajzës në polici

“Kam frikë se ma prostituojnë”, babai denoncon zhdukjen e vajzës në polici

144
0
Shares

I frikësuar për fatin e vajzës së tij, një burrë 66 vjeç ka bërë denoncim në polici. Gjatë ditës së djeshme, u referuan materialet në Prokurorinë e Vlorës, për 29-vjeçarin K.G., banues në Vlorë. Ndaj tij ka bërë kallëzim 66-vjeçari T.K., banues në fshatin Zhapokikë të Tepelenës. Në denoncimin para uniformave blu, ai ka thënë se dyshon që vajza e 25 vjeçe, me iniciale A.Rr., e cila është larguar me K.G., mund të jetë trafikuar jashtë shtetit me qëllim prostitucioni. Vajza prej disa ditësh rezulton e zhdukur, ndërkohë që aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY