VIDEO/ Policia e Shtetit: Ja si dhe kujt iu gjetën eurot e...

VIDEO/ Policia e Shtetit: Ja si dhe kujt iu gjetën eurot e fshehura në frigorifer

49
0
Shares

Policia e Shtetit ka konfirmuar gjetjen e sasisë prej 50 mijë eurosh, të fshira në frigorifer.
Sipas Policisë, mësohet se vijon operacioni “Aeroporti”,  për dokumentimin e plotë me prova ligjore të grabitjes së ndodhur në Aeroportin e Rinasit me datë 30 Qershor 2016,  si dhe për kapjen e autorëve.
“Në vijim të punës për dokumentimin me prova ligjore, për sekuestrimin e provave si dhe për kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të grabitjes së vlerave monetare  në Aeroportin e Rinasit që transportoheshin nga policia private ‘Nazeri 2000’, ju informojmë se:
Në Elbasan në banesën e shtetasit A. P., i shpallur në kërkim nga ana jonë si një prej autorëve të dyshuar të grabitjes,  gjatë kontrollit të ushtruar  iu gjetën dhe u sekuestruan një shumë e konsiderueshme Eurosh
Paratë ishin futur ne qese plasmasi dhe ishin fshehur në frigorifer.
Sasia e parave kap shumën 50.000 Euro të cilat janë sekuestruar  në cilësinë e provës materiale dhe dyshohet se janë para të grabitura në ngjarjen e 30 Qershorit 2016.
Vijojnë hetimet”, njofton Policia, zyrtarisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY