Kavajë, vajza denoncon bashkëjetuesin: Ushtron dhunë dhe më përdor si prostitutë

Kavajë, vajza denoncon bashkëjetuesin: Ushtron dhunë dhe më përdor si prostitutë

121
0
Shares

Një vajzë në Kavajë ka denoncuar në polici bashkëjetuesin e saj, i cili e shfrytëzonte për prostitucion.
E.B., 24 vjeçe, u paraqit në komisariatin e Kavajës gjatë ditës së djeshme, duke denoncuar 31-vjeçarin M.B., banues në Kavajë, se e ka shfrytëzuar si prostitutë.
Ajo tha se nëpërmjet dhunës detyrohej të shkonte me klientët që i gjente 31-vjeçari, për të cilët ai merrte pagesën. Vajza rrëfeu se bashkëjetuesi i saj ushtronte dhunë në mënyrë sistematike ndaj saj, si dhe e shfrytëzonte për prostitucion.
Kjo bëri që i riu të arrestohet. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë N.A., 35 vjeçe, banuese në Kavajë, pasi rezulton se ka pasur dijeni për aktivitetin e M.B., me të cilin ka lidhje shoqërore, njofton policia.
Për shkak se hetimet janë në vijim, nuk bëhen me dije emrat e plotë të të dyshuarve dhe as detaje të mëtejshme.
Për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Kavajës, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Dhuna në familje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY