Itali, sekuestrohen 7.5 kg drogë, dy shqiptarë në pranga

Itali, sekuestrohen 7.5 kg drogë, dy shqiptarë në pranga

251
0
Shares
Foto Ilustruese

Dy shqiptare kanë rënë në pranga nga policia italiane. Diten e djeshme u sekuestruan 7.5 kg droge në portin e Fusina-s në Venecia. Mediat italiane raportojnë se lënda narkotike ishte fshehur në një mjet, që një natë më parë kishte ardhur me traget nga Greqia. Gjatë kontrollit, dy shqiptarët, 34 dhe 42, shfaqën shenja nervozizmi ndaj policia nisi edhe kërkimet e imtësishme me qen antidroge. Thuhet se gjatë kontrollit, në sediljen e pasme të mjetit u gjetëm 10 pako me drogë. Trafikantët i kishin mbledhur pakot me ngjitëse dhe i kishin spërkatur ato me spec të kuq djegës, në mënyrë të tillë që të mbanin larg qentë e antidrogës. Por, tentativa e tyre rezultoi e dështuar, pasi përfunduan në pranga, ndërkohë që policia vijon hetimet për identifikimin e destinacionit të drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY