Arrestohet Mikel Doçi para 5 muajsh u arratis nga komisariati i...

Arrestohet Mikel Doçi para 5 muajsh u arratis nga komisariati i Shkodrës

476
0
Shares

Është arrestuar i shumëkërkuari Mikel Doçi pas 5 muajsh arrati. Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 24-vjeçarin, i cili u shoqërua në prill të këtij viti, si i dyshuar pas një plagosje në lagjen “Skenderbeg”. Por, gjatë dërgimit në dhomat e paraburgimit pa pranga në duar i shoqëruar nga një efektiv policie, më 17 prill Doçi goditi disa herë me grushte policin që po e shoqëronte duke u larguar me shpejtësi. I arratisuri ka zbritur shkallët me vrap dhe më pas në dalje është ndeshur me një tjetër efektiv të cilin gjithashtu e ka qëlluar dhe më pas doli në pjesën e pasme të godinës ku ka kapërcyer murin rrethues duke u arratisur. Për ngjarjen u pezulluan disa punonjës policie dhe për disa të tjerë u vendosen paralajmërime. 24-vjeçari u arrestua sepse dyshohej se kishte qëlluar me armë në ajër por mëngjesin e 17 prillit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY