Vetitë e pjeprit në parandalimin e kancerit

Vetitë e pjeprit në parandalimin e kancerit

230
0
Shares

Pjepri, përveçse një frut i shijshëm, përmban një shumëllojshmëri të gjerë të përfitimeve shëndetësore, përfshirë lëkurën dhe sytë, parandalimin e kancerit, mushkëritë e shëndetshme dhe uljen e niveleve të stresit. Ai gjithashtu forcon sistemin imunitar, parandalon artritin dhe ndihmon në menaxhimin e diabetit. Këto atribute janë kryesisht për shkak të niveleve të larta të vitaminave dhe mineraleve që natyrisht ndodhin në pjepër. Sipas dietologëve, pjepri është i pasur me shumë lëndë ushqyese si kalium, acid folik dhe vitamina të tilla si vitamina C, A dhe vitamina B6.

MBRON SYTË

Karotenoidet e pranishme janë të dobishme për ruajtjen e syve të shëndetshëm. Ata janë të lidhur me një rrezik të reduktuar të katarakteve dhe degjenerimit makular. Kataraktet, apo siç njihet “perdja” e syrit, përbën për nga frekuenca patologjinë më të shpeshtë që prek moshën e tretë. Mjegullim i pamjes është simptoma me të cilën mund të manifestohet sëmundja.

Ndërsa degjenerimi makular është një sëmundje, e cila prek pjesën qendrore dhe më të rëndësishme të retinës, shtresës nervore, e cila përthith dhe percepton dritën duke krijuar imazhet nëpërmjet transmetimit të sinjaleve në tru. Avancimi i sëmundjes do të sillte formimin e enëve të gjakut patologjike, rrjedhja e të cilave do të sillte fryrjen e retinës dhe si rrjedhojë uljen e pamjes.

PARANDALON KANCERIN

Përmbajtja e lartë e vlerave ushqyese është një mjet i fuqishëm në parandalimin e kancerit dhe çrrënjosjen e radikalëve të lira, nënproduktet e dëmshme të metabolizmit të qelizave që mund të çojnë në një numër kushtesh të rrezikshme, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe kancerin.

RRIT IMUNITETIN

Pjepri jo vetëm që siguron beta-carotene dhe phytochemicals që punojnë kundër radikaleve të lira, por gjithashtu një dozë të shëndetshme të vitaminës C. Vitamina C vepron si një linjë e rëndësishme e mbrojtjes për një sistem imun të shëndetshëm. Gjithashtu, vitamina C stimulon prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat kërkojnë dhe shkatërrojnë bakteret e rrezikshme, viruset dhe substancat e tjera helmuese ose trupat e huaj që mund të kenë gjetur rrugën e tyre në qarkullimin e gjakut.

REDUKTON STRESIN DHE ANKTHIN

Kaliumi është një nga përbërësit thelbësorë për reduktimin e presionit të gjakut. Nivelet e larta të tensionit të gjakut mund të nxisin lirimin e hormoneve të stresit si kortizol. Kaliumi gjithashtu rrit rrjedhjen e gjakut dhe oksigjenit në tru, gjë që nxit një ndjesi qetësuese dhe një qëndrim më të relaksuar. Plus, reduktimi i pranisë së hormoneve të stresit në trup mund të zvogëlojë simptomat e ankthit.

TRAJTON ARTRITIN

Pjepri gjithashtu ka veti antiinflamator. Kjo do të thotë se mund të ndihmojë në parandalimin e stresit oksidativ në nyjet dhe eshtrat tuaj, duke zvogëluar inflamimin. Inflamacioni kronik i këtyre zonave jetësore mund të çojë në kushte të tilla si artriti, prandaj sigurohuni që të shtoni shumë pjepër në dietën tuaj nëse jeni duke ndjerë dhimbje rreth nyjeve.

NDIHMON TRETJEN

Pjepri ka një sasi të lartë të fibrave ushqyese, e cila është një komponent thelbësor i lëvizjeve të shëndetshme të zorrëve dhe shëndetit të tretjes. Ngrënia e një sasie të duhur të fibrave dietike mund të bëjë lëvizjet e zorrëve më të rregullta dhe të qëndrueshme. Duke siguruar një rrjedhje të butë nëpër traktin tuaj të tretjes dhe zorrës së trashë, mund të zvogëloni rrezikun e kancerit kolorektal dhe kushteve të tjera të rrezikshme gastrointestinale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY