Arrestohet Enertila Beqja, si u përpoq të mashtronte sërish kur e kapi...

Arrestohet Enertila Beqja, si u përpoq të mashtronte sërish kur e kapi policia

2238
0
Shares

Është arrestuar vajza që zhvati drejtorin e postes se Mnzës Enertila Beqja. Ajo ka deklaruar se nuk kishte qenë qëllimi për ta zhvatur 30- vjeçarin, por nuk mund t’i dilte në takim pasi ai mund të zhgënjehej nga pamja e saj. Në profilin e facebook vakza kishte vendosur foton e një aktoreje venezueliane, e cila njihet nga shqiptarët nëpërmjet serialit “El rostro de Analia”. Ajo ka pohuar se i dashuri i saj virtual mendonte se në foton e profilit ishte pikërisht ajo. Pas arrestimit, ajo ka treguar me detaje historinë, duke u shprehur se fillimisht ka pasur qëllime të lidhej me djalin, por gënjeshtra me fotografinë ka bërë që ajo të mos merrte guximin për ta takuar përballë, e bindur se ai do të zhgënjehej dhe do ta braktiste.

“Kisha frikë se më linte, prandaj kjo histori përfundoi kështu”,- është shprehur ajo në Polici. Mësohet se kur ka shkuar Policia ta arrestojë, e reja është shprehur se ishte dhe e fejuar dhe shtatzënë.

“Jam shtatzënë mos më arrestoni, se jam e fejuar”,- ka thënë ajo.

Nisur nga deklaratat e saj, policia e ka çuar për një vizitë tek mjeku specialist dhe i janë bërë analizat, por ka rezultuar se nuk ka qenë shtatzënë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY