Radio Televizoni Ora News feston sonte 10-vjetorin mes një spektakli madhështor me qindra të ftuar. TV Ora News ndez dritat për një epoke jetë, një rrugëtim i gjatë 10 vjeçar me përpjekje, suksese, vështirësi për ekzistencë dhe me një garë mjaft të fortë, ku vendin e vetë Ora News e ka siguruar vetëm përmes punës dhe përkushtimit.
Në një transmetim spektakolar, që përcillet live Ora News erdhi vizioni dhe koncepti për 10 vitet e ardhshme si dhe u prezantua logoja e re e Ora News.
Të pranishëm në mbrëmjen gala janë një sërë personalitetesh të njohura. Festës i është bashkuar Presidenti, Ilir Meta, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, bashkë me ministrin e Jashtëm kosovar Behgjet Pacolli.
Të pranishëm janë edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe një sërë figurash të tjera publike.
I pranishëm është edhe ambasadori serb, ambasadorja kineze si dhe shumë personalitete dhe diplomatë të huaj të akredituar në Tiranë.
Presidenti i Radio Televizioni Ora News, Ylli Ndroqi prezantoi sot epokën e re të Ora News, pas 10 vjetorit të parë.
Në fjalën përpara qindra personaliteteve të ftuara, Presidenti Ndroqi falënderoi të gjithë ata që besuan në ëndrrën e tij.
Fjala e plotë e Presidentit të Ora News, Ylli Ndroqi
Mirëmbrëma të gjithëve dhe mirë se keni ardhur në këtë 10 vjetor të RTV Ora News.
Yldonin e shihni të rritur tani, por ka qene vetëm 5 vjeç, kur unë i hyra rrugës së televizionit me Ora News. As nuk e kisha menduar kurrë që do t’i shërbeja një ditë bashkëqytetarëve të vendit tim, por ia që ja dola por jo pak, por për një dekadë, t’i shërbej, t’i japë informacionin e duhur në kohën e duhur dhe sot festojmë një 10 vjetor të lumtur.
Ju falënderoj të gjithëve për prezencën tuaj këtu. Nga ky moment dhe në vazhdim, Radio Televizioni Ora News do të hyjë në një epokë të re.
Përpara se të lançoj logon e re, do të doja të falënderoj të gjithë qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen, në Shqipëri apo në Amerikë, në Australi apo Dubai, që më kanë motivuar që unë të investoj fuqishëm në këtë media, duke ditur që ky investim strategjik t’i shërbejë vetëm publikut shqiptar.
Një falënderim të veçantë kam për të gjithë kompanitë që kanë sponsorizuar produktet e tyre në Radio Televizionin Ora News, sidomos Raifaisen Bank dhe Credins Bank, që besuan në projektin tim se një ditë të bukur do të realizoja ëndrrën time me një investim gjigant siç jeni sot këtu prezent.
Edhe një herë ju faleminderit!
Suksese edhe juve!
Më keni bërë më të fortë dhe më krenar sot që ju kam të gjithë prezentë këtu.
Unë do të prezantoj epokën e re dhe dekadën e re të Ora News.
Ta shijojmë së bashku!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/