FOTO/ Mashtruan duke “përgjuar” sepse nuk flisnin gjermanisht – Teknika që përdorën...

FOTO/ Mashtruan duke “përgjuar” sepse nuk flisnin gjermanisht – Teknika që përdorën të rinjtë shqiptarë “trembi” hetuesit

357
0
Shares

Të paktën 20 persona nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, janë shpallur fajtorë pasi ata kanë mashtruar autoritete gjermane, duke u thënë se janë njohës të gjuhës. Ata ishin të pajisur me kamera mini, mikro kufje dhe një aparat marrës. Ata i paguanin disa mijëra franga një 41-vjeçari nga Kosova për ti pajisur me këtë aparatura që i ndihmonin në përkthimin e gjuhës Gjermane.
Kjo sepse që nga viti 2006, ekzaminimi auto-teorik në Zvicër mund të pranojë vetëm gjermanisht, italisht, frëngjisht ose anglisht.
Gjuhë të tilla si shqip, turqisht, serbo-kroatisht, spanjisht dhe portugalisht u eliminuan me ndryshimin e rregullit – një pengesë për të gjithë studentët të cilët nuk janë të përgatitur mirë në gjuhën e vendit ku shkojnë.
“Mungesa e aftësive gjuhësore mund të kishte qenë një motiv për të mashtruar,” thotë zëdhënësi i medias për Kapo Solothurn, Astrid Bucher, në BLICK.
“Mësimdhënia e nxënësve në gjuhën e vendit të tyre është më e lehtë sesa të komunikosh me duar dhe këmbë”, thotë Reto Ëüthrich, pronar i shkollës së makinës Wüthrich.
Për këtë arsye ai ka instruktorë makinistë spanjollë dhe shqiptarë.
“Ne jemi të shqetësuar për sigurinë në komunikacion dhe jo për integrimin”.
“Nuk mund të fajësoj autoritetet. Kur shkoj jashtë shtetit, për shembull në Itali, nuk mund ta kryej provimin në gjermanisht”, vazhdon Wüthrich.
Wüthrich do të dëshironte të mirëpriste ekzaminimin në nëntë gjuhë, sepse “ishte më e lehtë për njerëzit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY