Atentat në Afganistan, tentohet eliminimi i kreut të NATO-s dhe sekretarit amerikan

Atentat në Afganistan, tentohet eliminimi i kreut të NATO-s dhe sekretarit amerikan

161
0
Shares

Një ngjarje e paprecedent ndodhi ditën e sotme në Afganistan. Rreth 30 raketa u qëlluan në afërsi të aeroportit të Kabulit ditën e sotme, pak pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltengerg, mbërritën atje për një vizitë jo të planifikuar.
Ky sulm u mor përsipër nga grupet talebane, por njëkohësisht edhe nga Shteti Islamik (ISIS).
ISIS publikoi një video që merr përsipër autorësinë e sulmit. Kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësi Emiratit Islamik në Afganistan i cili shkroi në “Twitter” se sulmi kishte për objektiv avionin e Sekretarit të Mbrojtjes, Mattis.
Sipas ‘Site Intelligence Group’, anëtarët e “Kalifatit” të Abu Bakr al Bagdadit kanë publikuar në agjencinë e lajmeve Amak një video ku shihet një rebel duke përdorur një rakethedhës ‘SPG9’ për të goditur objektivin.
Vizita e Mattis, e panjoftuar më parë, vjen pas asaj në Nju Delhi, gjatë të cilës qeveria indiane ka dhënë garanci për të ndihmuar në përballimin e krizës afgane, por pa dërguar ushtarakë.
Sipas mediave ndërkombëtare, në Kabul, Mattis shoqërohet nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Kjo është hera e parë që në shënjestër të terroristëve janë zyrtarë të këtij rangu të lartë.
Autoritetet afgane kanë bërë me dije se pas sulmit aeroporti është mbyllur dhe të gjitha fluturimet janë anuluar.

NATO Secretary General Jens Stoltenberg and US Secretary of Defense James Mattis with troops of the TAAC-East (Train, Advise, Assist Command – East) Command at Tactical Base Gamberi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY